Chelsea me shumë mund triumfon ndaj Aston Villës

Pas dy ndeshjeve pa fitore në Premierligë, Chelsea ka arritur të këndellet duke arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Aston Villa.

Marketing

“Blutë” e Londrës triumfuan me rezultat 1 – 3, shkruan lajmi.net.

Aston Villa kaloi fillimisht në epërsi përmes Reece James që shënoi autogol në përpjekje për të larguar topin (28′).

Mirëpo, vetëm gjashtë minuta më vonë, Jorginho barazoi rezultatin duke shënuar nga pika e bardhë (34′), rezultat me të cilin mbaroi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, ndeshja vazhdoi të ishte e baraspeshuar me Chelsean që arriti të shënoi edhe një herë për të arkëtuar pikët e plota.

Ishte qendërsulmuesi Romelu Lukaku që shënoi me kokë pas një harkimi të Hudson-Odoi (56′).

Belgu në fundin e ndeshjes arriti të fitoi edhe një penallti, pasi u faullua në sulm, por që ishte Jorginho që e dërgoi prapë topin në rrjetë (90+3).

Me këtë fitore, Chelsea renditët e treta me 41 pikë, derisa Aston Villa bie në pozitën e 10-të me 22 sosh.

Marketing