Ekipi anglez është duke u përballur me probleme të shumta shkaku i dëmtimeve.
Chelsea do të ballafaqohet me Norwichin të shtunën nga ora 13:30, shkruan lajmi.net.
“The Blues” në këtë ndeshje do të jenë pa tre futbollistë kryesorë në lojën e tyre.
Thomas Tuchel në konferencën për shtyp konfirmoi se Romelu Lukaku, Timo Werner e Chrisitan Pulisic do të mungojnë kundër Norwichit.
Trajneri nuk dha ndonjë datë të saktë për rikthimin e tyre nga lëndimi por tha se Lukaku e Wernerd do të mungojnë edhe në ndeshjen kundër Southamptonit në Carabao Cup.
Një lajm shumë i keq ky për ‘Blutë’ që tani duhet të mendojnë për alternativa tjera në fazën e sulmit.