Chelsea mendon të përforcohet edhe më shumë në janar

Trajneri i Chelseas, Mauricio Pochettino po e pret afatin kalimtar të janarit për ta përforcuar edhe më shumë skuadrën.

Marketing

Edhe pse deri më tash drejtuesit e rinj të klubit kanë shpenzuar 1.2 miliardë euro megjithatë kjo nuk është reflektuar në rezultate dhe Chelsea në edicionin e ri në Premier League ka arritur vetëm një fitore në gjashtë takime.
“Ne kemi nevojë për disa përforcime”, ka thënë Pochettino. “Ne tashmë po punojmë për seksionin e ardhshëm të merkatos. Në të njëjtën kohë po punojmë edhe për të rikuperuar të dëmtuarit. Duke nisur nga Nkunku, i cili me siguri do të na japë më shumë forcë me golat që do të shënojë”.
Aktualisht Chelsea gjendet në pozitën e katërmbëdhjetë në tabelën e Premier League.