“The Blues” kanë marrë sonte një fitore shumë të rëndësishme.
Skuadra e Chelseas ka marrë një fitore të madhe sonte, duke mposhtur Watfordin me rezultat 1-2, shkruan lajmi.net.
Ndeshja u ndërpre për rreth 30 minuta, pasi një tifoz i ekipit vendas pësoi atak kardiak.
Pas rifillimit të ndeshjes, mysafirët gjetën golin e epërsisë me Mason Mount në min e 29′.
Megjithatë, Dennis barazoi rezultatin në min 43′ për ti dërguar skuadrat në pushim me rezultat të barbartë.
Në pjesën e dytë mysafirët ishin edhe më të rrezikshëm në kërkim të golave.
Pas shumë përpjekjesh, ishte Hakim Ziyech që gjeti rrjetën në min e 73′ dhe i dha ekipit të tij një fitore shumë të rëndësishme.
Chelsea tani ka 33 pikë në vendin e parë, kurse Watfordi mbetet në pozitën e 17-të me 13 pikë.