Chelsea ka siguruar kalimin në çerekfinale të FA Cup, duke e mposhtur Liverpoolin në ‘Stamford Bridge’ me rezultat 2:0 të martën mbrëma.
‘Blutë’ e Londrës e nisën mirë takimin, duke parë vetën në epërsi që në minutën e 13’, kur shënoi brazliani Willian.
Në minutën e 64’, Chelsea dyfishoi epërsinë me Ross Barkley, në 2:0, rezultat që mbeti deri në fund të takimit.
Kjo ishte humbja e tretë për Liverpoolin në katër ndeshjet e fundit, duke përmendur disfatën në Ligën e Kampionëve nga Atletico Madrid dhe atë në fundjavë nga Watford në Premierligë.