Chelsea në krizë, ende nuk njeh fitore në sezonin e ri

Pas barazimit shpresëdhënës në ndeshjen e parë të Premier League ndaj Liverpool, Chelsea është mposhtur nga West Ham në javën e dytë, duke e nisur keq sezonin e ri.

Marketing

“Blutë” humbën 3-1 në derbin londinez, edhe pse West Ham luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 67 e ndeshjes.

Aguerd kaloi në avantazh vendasit në minutën e shtatë, por Chelsea u kundërpërgjigj me golin e Chukwuemeka, në minutën e 28. Në fundin e pjesës së parë, ekipi i drejtuar nga Pochetino kishte rastin ideal për të përmbysur rezultatin, por Enzo Fernandez humbi një 11-metërsh.

Në pjesën e dytë, Antonio (53) dhe Paqueta (95’) me penallti vulosën rezultatin në favor të West Ham.