Futbollistët e skuadrës së Chelseat i kanë bërë gardën e nderit Manchester Cityt para takimit në Premierligë.
“Qytetarët” një ditë më parë siguruan titullin e kampionit në Premierligë pas humbjes së Arsenalit, ndërsa sot kundër “Bluve” luajnë për prestigj, shkruan lajmi.net.
E futbollistët mysafirë kanë respektuar tanimë kampionët e rinj të këtij edicioni duke i bërë atë që njihet si garda e nderit.
Ky veprim i Chelseat praktikohet edhe në disa kampionate tjera evropiane për të respektuar kampionët ose fituesit e trofeve të një shteti.
Ndryshe, City ka 88 pikë në pozitën e parë, ndërsa Chelsea renditet i 12-ti me 43 pikë.