Ballina Sport Chelsea rivalizon top klubet angleze për Sanchon

Chelsea rivalizon top klubet angleze për Sanchon

15:48 | 4 Maj 2021

Marketing

Chelsea thuhet se i është bashkuar garës me top klubet angleze për shërbimet e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.

21-vjeçari ishte i lidhur me kalimin te Manchester United, por shkaku i pagës së lartë që kërkonte gjiganti gjerman, nuk u arrit marrëveshja mes klubeve, transmeton lajmi.net.

Vlera e Sanchos tani është zbritur dhe drejtori sportiv Michael Zorc ka konfirmuar që anglezi mund të largohet nëse paguhet vlera e kërkuar.

Man United mbetet favorit për lojtarin, derisa edhe Liverpool dhe Chelsea janë gjithashtu në garë,

Bordi i Chelseas pritet ta mbështet Tuchelin në verë për transferime, duke parë që i ndihmoi të kualifikohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, finale të FA Cup dhe mbeten si favorit për të përfunduar në top katër.

“Blutë” gjithashtu janë të lidhur me transferime si Erling Haaland dhe Romelu Lukaku./Lajmi.net/

Marketing
Exit mobile version