Chelsea sfidon edhe FIFA-n, plani i Bluve lë pa fjalë të gjithë

Chelsea nuk ka aspak kujtime të mira në raport me shtëpinë e futbollit botëror, FIFA.

Marketing

Kjo pasi Blutë u dënuan me dy vite ndalim transferimesh dy vite më parë për shkak të shkeljes së rregullave me blerjen dhe huazimet e lojtarëve minorenë.

Por duket se hierarkia e klubit ka një strategji mjaft interesante për t’i ikur këtij rregulli të FIFA-s.

Drejtuesit e Chelsea po mendojnë blerjen e një klubi skocez, dhe janë në bisedime shumë të avancuara por emri nuk bëhet i ditur.

Me këtë strategji, skuadra londineze kërkon që t’i çojë në huazim të gjithë lojtarët që kanë nevojë për t’u rritur, duke mos u hetuar aspak nga FIFA.

Chelsea njihet për huazimin e shumtë të lojtarëve të rinj dhe për akademinë mjaft produktive, ku së fundmi debutoi edhe ylli 18-vjeçar shqiptar Armando Broja.