Ballina Sport Chelsea synon goditjen e madhe gjatë verës

Chelsea synon goditjen e madhe gjatë verës

Skuadra e Chelseas po mendon ta përforcojë sulmin gjatë merkatos së verës dhe prioritet për Blutë është Mauro Icardi.

Marketing

Icardi, i cili po luan te PSG i huazuar nga Interi, do të jetë duke kërkuar një përvojë të re pas përfundimit të huazimit nga skuadra parisiene.

Me Interin e vendosur që nuk dëshiron ta mbajë sulmuesin në ‘Guiseppe Meazza’, Chelsea po mendon të futet përmes planit të dytë për ta blerë kartonin e futbollistit.

Sipas asaj që bën të ditur Sky Sport, skuadra londineze është e gatshme të ofrojë deri në 54 milionë funte për Nerazzurët të cilët e kanë përfunduar romancën me argjentinasin.

Me ardhjen e 28-vjeçarit në Stamford Bridge hapësirat për Tammy Abraham pritet të zvogëlohen.

Gjatë këtij sezoni me kryeqytetasit, Icardi ka arritur të shënojë 11 gola dhe dy asistime në kampionatin francez.

Exit mobile version