Chelsea synon transferimin e Insignes

Futbollisti i Napolit ka rënë në radarin e gjigantit anglez.

Marketing

Lorenzo Insigne është duke kaluar vitin e fundit të kontratës me Napolin që i skadon në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.

Ekipi italian prej kohësh kanë nisur negociatat me yllin e tyre për të në nënshkruar një marrëveshje të re, megjithatë ende nuk kanë arritur akordin.

Sipas mediave angleze, Chelsea dëshiron ta ketë në ekip Insignen nga edicioni i ardhshëm si futbollistë i lirë.

Trajneri i ‘The Blues’, Thomas Tuchel, beson që italiani është zgjidhja ideale për të shtuar kualitet e ekipit në ofanzivë.

Megjithatë, edhe ekipe tjera si Interi e Juventusi dëshirojnë ta marrin sulmuesit e Naplit me parametra zero në fund të edicionit.

Insigne këtë edicion ka realizuar dy gola e tre asistime në nëntë ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.