Chelsea vazhdon serinë e fitoreve, Bournemouth ‘viktima’ e radhës

Chelsea ka regjistruar fitoren e katërt në po aq ndeshje në Premierligë këtë sezon, duke mposhtur skuadrën e Bournemouth me rezultatin 2:0 në udhëtim.

Marketing

Të përzgjedhurit e Maurizio Sarrit dominuan gjatë gjithë lojës, megjithëse vuajtën për të gjetur rrugën e golit të parë.

Ishte i inkuadruari në pjesën e dytë Pedro Rodriguez, i cili në minutën e 72’ pas një asistimi të Olivier Giroud (po ashtu i inkuadruar në pjesë të dytë) realizoi për të zhbllokuar shifrat.

Goli i lehtësoi paksa lojtarët e Chelsea dhe 13 minuta më vonë ishte fantazisti Eden Hazard, i cili pas asistimit të Marcos Alonso, shënoi golin e dytë për londinezët dhe vulosi fatin e takimit.

Chelsea numëron pikë të barabarta me Liverpool, nga 12 secila skuadër, dhe shkojnë të qeta në pauzën e kombëtareve.