“Chernobyl”, seriali më i mirë i të gjitha kohërave(Video)

Në 01:23 më 26 prill 1986 reaktori numër katër në uzinën e Çernobilit, pranë Pripyat – shpërtheu.

Marketing

Konsiderohet të jetë fatkeqësia bërthamore me e madhe në histori, dy persona vdiqën në shpërthimin e parë me avull, por vdekjet më pas janë shkaktuar nga helmimi me rrezatim.

Në vitin 2005 Raporti i përgatitur nga Forumi Çernobilit, të udhëhequr nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë tregon se 56 të vdekje të lidhura drejtpërdrejt me helmimin, 47 punëtorë dhe nëntë fëmijë.

Më pas thuhet të ketë pasur mbi 4 mijë vdekjeve nga kanceri në mesin e rreth 600 mijë njerëzve të ekspozuar.

Shpërthimi që rezultoi me avull në uzinën nxori aq shumë rrezatim saqë pjesa më e madhe e zonës përreth do të jetë e pabanueshme për 20 mijë vjet – atë kohë 336 mijë njerëz ishin shpërngulur.

Izotope të dëmshme u përhapën nga erërat deri në Irlandë brenda vetëm një jave.

Këto ngjarje, si dhe intrigat politike të veprimeve të qeverisë sovjetike, janë subjekt i serisë së dramës historike të HBO-së, “Chernobyl”.

Seria është ranguar nga kritikët si më e mira e të gjitha kohërave. Komentet erdhën menjëherë pas episodit të fundit i cili u transmetuar në Amerikë më 3 qershor.

“Chernobyl” ka lënë pas edhe seritë historike si “Breaking Bad”, “American Crime Story” dhe “The Crown”.