CIA parashikon që BE do shpërbëhet, Shqipëria bashkohet me Kosovën

Nga Erjon Dervishi

Marketing

Agjencia e Inteligjencës Amerikane, CIA, parashikon që Bashkimi Evropian do të shkatërrohet. Ndikim në këtë mes do të kenë feja dhe ekonomia. Ky parashikimi sipas CIA-s, vjen si rezultat i krizës së rëndë ekonomike që ka kapluar Bashkimin Evropian. E gjitha kjo mund të ndodhë brenda disa viteve. Rritja e grupeve populiste brenda Bashkimit Evropian ka bërë që parashikimet pesimiste të CIA-së të marrin një vëmendje të madhe nga ana e organizatave the “Think-Tank-ut” Amerikan “Stratfor”, që është e lidhur me CIA-n. Ideja e një Evrope të re dhe një Evrope të Vjetër, është marrë në analizë nga shumë studiues të mëparshëm të Bashkimit Evropian. Ndër këta renditen, Timothy Garton Ash, si dhe filozofi i njohur gjerman Jurgen Hubermas. Faktet gjeopolitike të tilla si, forcimi i Polonisë dhe Rumanisë nëpërmjet një partneriteti strategjik me Amerikën, rritja e Turqisë si një forcë rajonale dhe dobësimi i ndikimit gjerman në Evropë, krijon bindjen se CIA, mund të jetë e saktë në parashikimin e saj se, Bashkimi Evropian po shkon drejt një të shkatërrimi të pashmangshëm. Sipas analizës të marrë në shqyrtim nga “Stratfor” duke iu referuar të dhënave të CIA-s, blloku perëndimor, ose “Evropa e vjetër”, do të përbëhej nga Gjermania, Franca, Austria, Britania e Madhe, Spanja, Portugalia, Italia, Suedia, Norvegjia dhe Finlanda. Grupi “Evropa e Re” do të përfshinte kryesisht vendet që dikur ishin pjesë e Paktit të Varshavës – Letonia, Lituania, Estonia, Polonia, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia, Sllovenia dhe Kroacia. Këto janë vendet ku do të vendosen bazat kryesore ushtarake amerikane në Evropë.

Situata e Ballkanit Perëndimor

Gati një dekadë më parë, CIA parashikoi se hyrja e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian nuk do të ishte e mundur për shkak të krizës ekonomike, e cila tashmë po lëkund Bashkimin Evropian. Ishte parashikuar që Serbia, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit, Greqia, Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania do të ishin midis grupit të “vendeve ortodokse”, të cilat do të antarësoheshin më shpejt në Bashkimin Evropian, raporton “Stratfor”. Por problemi në këtë mes, thekson “Stratfor”, është Bosnje-Hercegovina. Bosnja duhet të mbijetojë në bazë të marrëveshjes së Dejtonit, sepse në të kundërt do të ndahet në tre pjesë: Republika Serbe (njësia serbe në Federatën Boshnjake) do të bashkohej me Republikën e Serbisë, pjesa kroate do të bashkohej me Kroacinë dhe pjesa myslimane që do të ishte e izoluar dhe e papërshtatshme për të mbijetuar ekonomikisht dhe do të vepronte si protektorat i Turqisë.

Serbia dhe Kosova

Gjithashtu, Serbia kurrë nuk do të pushojë në përpjekjet e saj, për të rikthyer krahinën e Kosovës, e cila njëzëri shpalli pavarësinë në vitin 1999 të monitoruar nga ana e SHBA-së. “Stratfor”, thekson se në bazë të kalkulimeve të CIA-së, ky territor do të ketë përplasje për idenë e shkëputjes së territoreve të Kosovës në dy pjesë: njëra me popullatën serbe do të bashkohej me Serbinë dhe tjetra me popullsi shqiptare që do të bashkohej me Shqipërinë. Në mediat serbe ka shumë bisedime për një shkëmbim të mundshëm territori me qeverinë e Kosovës, sepse ka më shumë rajone në Serbinë Jugore të populluar me shumicën e shqiptarëve myslimanë, të cilët përbëjnë më shumë se 90% të popullatës lokale.

Situata në Shqipëri

Ndonëse ka të krishterë ortodoksë në Shqipëri, është shumë e vështirë që Greqia të formojë ndonjë aleancë me Shqipërinë. Në të vërtetë, tensionet midis dy vendeve nuk kanë qenë kurrë më të larta pasi policia shqiptare vrau një grek, i cili ngriti një flamur grek në fshatin e tij. Afrimi i Shqipërisë me Bashkimin Evropian shikohet si mundësia e vetme për të rritur ekonominë dhe mirëqenien sociale të popullatës./Vijon pjesa dytë…

Marketing