Ciceronët do të protestojnë të martën, kërkojnë të përfshihen në pakon e 5-të ekonomike

Për një vit kanë marrë vetëm 65 mijë denarë për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor, ndërsa me fillimin e pandemisë kanë ndaluar me punë për shkak se janë cicëron dhe shoqërues turistik.

Marketing

Rreth 300 persona merren me këtë profesion dhe në pakon e pestë nuk janë të përfshirë edhe pse janë pjesë e pandashme e turizmit.

Ata më së shumti dëshirojnë të sigurohen kushte për punë dhe vetë të fitojnë, por kur tashmë janë pjesë e asaj kategorie të qytetarëve që 100% i ndjejnë pasojat nga pandemia, shteti të mos i harrojë për shkak se janë ambasadorë të vendit dhe persona që kanë kontakt të parë me turistë të huaj që e vizitojnë vendin.

“Ne e mbështesim dhe do t’i bashkëngjitemi protestës së gastronomeve që do të mbahet të martën, protestë e punëtorëve turistik që janë më të goditur, duke na përfshirë edhe neve. Asociacioni i ciceronëve dhe shoqëruesve turistik të Maqedonisë parashtroi kërkesa të cilat hasën në vesh të shurdhër, që janë: të jemi edhe ne në pakon e pestë të masave të Qeverisë, ashtu siç ishim në pakon e katërt, të hyjmë në procesin e vaksinimit, pakoja me masa të mos jetë e njëhershme por të jetë e vazhdueshme gjatë gjithë vitit”, deklaroi Dimitar Kavrakov, kryetar i Asociacionit të ciceronëve dhe shoqëruesve turistikë.