Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi se çifti bashkëshortor të moshës 62 dhe 68 vjeç, të cilët janë të infektuar me koronavirus kanë hyrë në vend më 27 shkurt, ndërsa më 2 mars janë paraqitur tek mjeku amë, i cili i ka dërguar në mjekim shtëpiak sepse nuk kanë pasur indikacione për koronavirus.
Ai shtoi se pacientët e infektuar deri tani kanë pasur kontakt vetëm me vëllain e gruas.
“Në orët e pasdites nga epidemiologët po realizohen biseda me farefisin, që të shihet se nëse vetëm ai do të jetë në izolim ose edhe familja e tij. Po bëhet identifikimi i personave të cilët transportoheshin me të njëjtin autobus me të cilit janë kthyer çifti bashkëshortor”, tha Filipçe.