Më 20 maj 2024, në rrugën “Iliria” pranë Tregut të Gjelbër në Tetovë, policia konfiskoi 453 shtekë cigaresh dhe 199 kilogramë duhan pa dokumentacion. Gjatë aksionit u arrestuan gjashtë persona nga Tetova dhe fshatrat përreth, të dyshuar për shmangie të akcizës. Të arrestuarit u ndaluan në stacionin policor dhe ndaj tyre do të ngriten kallëzime penale.
“Më datë 20.05.2024, midis orës 12:00 dhe 14:30 në rrugën ,,Iliria” pranë Tregut të Gjelbër në Tetovë, zyrtarët e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, ndërmorën masa dhe aktivitete për të shtypur aktivitetet e paligjshme sipas Ligjit për Akcizat dhe Kodit Penal. Gjatë kontrollit, janë privuar nga liria personat I.I.(59) nga fshati Kamjan i Tetovës, R.I. (66) nga fshati Llërc e Tetovës, N.M. (59) nga fshati Sellcë e Tetovës, R.S. (46) nga fshati Palçisht i Epërm i Tetovës, R.A. (37) dhe B.Z. (64), të dy nga Tetova, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shmangie e akcizës” sipas nenit 279-b të Kodit Penal. Gjegjësisht, gjatë kontrollit të këtyre personave, u gjetën dhe u konfiskuan gjithsej 453 shtekë cigare të ndryshme dhe 199 kilogramë duhan të ndryshëm. Ata janë ndauar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të përgaditen kallëzime përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.