Çiklizëm, helikopteri zbulon plantacionet e kanabisit gjatë transmetimit live

Transmetimi i “La Vuelta a España” sjell për publikun jo vetëm sforcon e çiklistëve që përshkojnë me biçikletë Spanjën, por me raste shfaq edhe pamje të habitshme.
Televizioni zbulon nëpër rrugë ndonjë çift të kapur për dore që në fakt nuk është çift, persona që nuk duan që të merret vesh që janë aty ose, siç ndodhi në etapën e fundit, një plantacion kanabisi që nuk shihej dot nga toka.

Marketing

Sipas gazetës “ARA”, në kilometrin e fundit të etapës Valls-Igualada, helikopteri po tregonte pamje të oborrit të një shkolle, pishinave private dhe papritur ja ku del një plantacion kanabisi në një çati.

Policia lokale u vu në lëvizje dhe 3 ditë më pas sekuestroi 40 rrënjë kanabis. Në fakt, policia ishte në dijeni të këtij plantacioni pasi më parë kishin ardhur denoncime nga banorë të zonës, të cilët kishin njoftuar se po rritej kanabisi në çati, por transmetimi përshpejtoi aksionin. Kur policia shkoi në vendngjarje, personat përgjegjës ishin larguar, duke lënë aty vetëm kanabisin.

Nuk ka të arrestuar në këtë operacion/A2CNN.
Në Spanjë, ligji nuk të ndëshkon nëse kultivon kanabis për përdorim vetjak, por ligji nuk sqaron se sa i madh duhet të jetë plantacioni që të rrezikosh ndjekje penale.

Marketing