Cila është pasuria e Ramiz Merkos, i shpallur “non grata” nga SHBA-të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur “non grata”, kryetarin e komunës së Strugës, Ramiz Merko, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh.

Marketing

Por cila është pasuria e kryetarit veteran 66 vjeçar që disa mandate udhëhoqi Strugën?

Sipas listës anketuese të pasurisë të publikuar në Komisionin Antikorrupsion, Merko disponon shtëpi, tokë, hapësirë afariste, banesë në Shqipëri, si dhe pasuri tjetër, përcjell INA.

Në listën e pasurisë janë të evidentuara: Një hapësirë afariste apo dyqane 1.200 metra katrorë në Strugë me vlerën e shkruar rreth 300 mijë euro.
Shtëpi prej 400 m2 me vlerë prej 200 mijë eurove në Strugë.

Banesë 106m2 në Shqipëri me vlerë të shkruar rreth 35 mijë euro.

Dy toka bujqësore dhe mal.

Ndërsa ka të shkruara edhe të ardhura në formë huaje me vlerë rreth 100 mijë euro. Të ardhura nga qiraja 1200 euro si dhe dy llogari bankare denarë dhe deviza, por që nuk janë shkruar shumat, për shakk të ndryshimit të tyre.

Përpos Merkos, në listën e zezë amerikane janë edhe bashkëshortja e tij dhe tre fëmijët.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Merko ndërsa shërbente si kryetar i Komunës së Strugës, përvetësoi fondet dhe ndërhyri në procese gjyqësore dhe të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut në institucionet demokratike dhe zyrtarët e Maqedonisë së Veriut.(INA