Cila ishte porosia e Ahmetit për Mickoskin në takimin e mbrëmshëm? Flet Bujar Osmani

Ministri i Jashtëm, njëherësh zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani, ka dhënë detaje për takimin që ka realizuar mbrëmë lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micoski. Sipas Osmanit, Ahmeti në takimin me Micoskin ka përsëritur qëndrimin e tij se vendit i nevojitet stabilitet politik.

Marketing

“Biseduan për zhvillimet e fundit. Kryetari Ahmeti ka përsëritur qëndrimin e tij se vendit i nevojitet stabilitet politik sidomos tani kur afrohet dhjetori si mundësi serioze për tejkalimin e kontestit me Bullgarinë dhe fillimin e negociatave me BE-në. Tani të gjithë duhet t’i vendosim interesat shtetërore dhe të qytetarëve para atyre pariake dhe personale”, ka thënë Osmani për “Sloboden Peçat”.