Cilat shtete po ofrojnë shtetësi për të pasurit në këmbim të investimeve

Tre kryeministra dolën në skenën e një konference të organizuar në një hotel me pesë yje në Londër për të ofruar “pasaporta të arta” dhe shtetësi për njerëzit e pasur me kusht që ata të investojnë mijëra dollarë në këto vende.

Marketing

Allen Chastanet, kryeministër i shtetit të vogël të Shën Lucias, tha para 300 personave të pasur dhe këshilltarëve të tyre se misioni ekonomik i vendit të tij është që t’ua ofrojë atyre një vend të rehatshëm për të jetuar.

Ai premtoi se do t’ua japë shtetësinë e vendit të tij brenda tre muajve të gjithë personave që i dhurojnë 100 mijë dollarë për fondin ekonomik kombëtar. Kështu, ata do të pajiseshin me një pasaportë me të cilën mund të udhëtojnë pa viza në 145 shtete, përfshirë Britaninë e Madhe, vendet e BE-së dhe Singaporin.

Në këtë konferencë shitje të pasaportave ofruan edhe kryeministrat e Shqipërisë dhe të Malit të Zi, një ministër i Maltës, një ambasador i Antiguas dhe Barbudas dhe disa përfaqësues nga Qiproja.

Megjithatë, Vera Jourova, nënpresidente në ardhje e Komisionit Evropian, paralajmëroi se këto oferta nuk janë plotësisht të sigurta. “Skemat e shtetësisë i ngritin disa shqetësime. Dhurimi i shtetësisë paraqet rrezik serioz për sigurinë, sepse ua ofron përfituesve të gjitha të drejtat e qytetarëve të BE-së dhe ua mundëson atyre lëvizjen e lirë në territorin e Bashkimit Evropian”, tha ajo.

Qiproja, që kërkon investime prej së paku 2 milionë eurosh në këmbim të pasaportës, ia dha shtetësinë Jho Low-it, biznesmen nga Malajzia që dyshohet për mashtrim në një skandal të madh financiar në vendin e tij, shkruan “The Guardian”,

Marketing