Partia më e madhe opozitare maqedonase VMRO – DPMNE në vitin e kaluar të 2018-tës ka fituar 9 donacione me vlerën e 14.500 euro (901.380 denarë), prej të cilëve 7 persona fizik, dhe dy kompanive private, tregon regjistri i finansave, që kjo parti e ka dërguar në organet përgjegjëse, raporton Almakos.
Sipas këtij dokumenti, kompania “Bas Duti Fruti” ka donuar afër 600.000 mijë denarë, shumë e cila përbën dy të tretat prej shumës së përgjithshme të cilën e ka lajmëruar VMRO – DPMNE, se e a fituar në bazë të donacioneve.
Ndryshe, kompania “Bas Duti Fruti” e cila merret me ambalazhat e plastikave, është formuar në vitin 1992 ndërsa është në pronësi të Bexhet Morinës, kurse udhëheqës është Sali Morina./Almakos