Cipras: Dëshiroj që fqinji t’i përmbush obligimet e marrëveshjes

Së pari shteti fqinj të përmbush detyrimet nga marrëveshja, ndërsa më pas në janar, shkurt, do të bisedojmë me partnerin e koalicionit që të shohim se si do të zhvillohet procesi, ka thënë kryeministri grek Aleksis Cipras në pres konferencën në Bruksel pas samitit të NATO-s lidhur me pozicionet e kundërta që kanë me Panos Kamenos për marrëveshjen e Prespës.

Marketing

“Tani presim të shohim nëse vendi fqinj, qeveria e Shkupit, do të arrijë të përmbush detyrimet që dalin nga marrëveshja e Prespës dhe dëshiroj personalisht të ketë sukses pasi është intervenim historik që zgjidh problemet shumë vjeçare në politikën tonë të jashtme, ndërsa kur do të ketë sukses, në ndonjë moment, në janar, shkurt, atëherë do të bisedojmë me partnerin e koalicionit që të shohim se si t’i lëvizim proceset, ashtu siç janë parashikuar në marrëveshjen”, ka thënë Cipras në pres konferencën e mbrëmshme në Bruksel.

Siç ka lajmëruar korrespondenti i MIA-s nga Athina, lidhur me ftesën e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, kryeministri grek ka thënë se është “ditë historike, pasi pas 10 viteve të plota realizohet vendimi famoz nga Bukureshti”.

Cipras mes tjerash ka dërguar edhe kritika ndaj partive opozitare lidhur me marrëveshjen e Prespës dhe ftesën e NATO-s, duke folur për “hipokrizi të thellë të opozitës që e nënçmon inteligjencën e qytetarëve”. “Demokracia e Re dhe z. Micotakis, por edhe znj. Genimata që e ndjek në hap, vendosën që në mënyrë të shtrëmbëruar t’i theksojnë çështjet kritike nacionale, pasi është rripi i shpëtimit të parashikimeve të tyre të fundosura në ekonomi”, ka thënë Cipras.

Marketing