Cipras: Dëshmuam se në historinë e Ballkanit nuk nevojiten fitues dhe humbës

Dëshmuam se përgjithmonë se në historinë e Ballkanit nuk nevojiten fitues dhe humbës. Mjafton respekti dhe vullneti i fuqishëm për të ardhme të përbashkët të paqes dhe zhvillimit, shkruan lideri i SYRIZA-s dhe ish-kryeministër grek, Aleksis Cipras në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk me rastin e dyvjetorit të Marrëveshjes së Prespës.

Marketing

“Para dy viteve u takuam në Prespë, atje ku përmes historisë kaluan fitues dhe humbës, triumfues dhe heronj tragjik. Iu drejtuam popujve tanë, popujve të Ballkanit të cilët luftuan për liri, por ishin torturuar dhe po torturohen nga helmi i urrejtjes nacionliste, i konflikteve ndërkombëtare dhe luftërave vëllavrasëse. Dhe dëshmuam njëherë e përgjithmonë se në historinë e Ballkanit nuk nevojiten fitues dhe humbës. Mjafton respekti dhe vullneti i fuqishëm për të ardhme të përbashkët të paqes dhe zhvillimit”, shkruan Cipras.

Në publikimin e tij, Cipras e komentoi edhe pozitën e Qeverisë aktuale greke, e cila si opozitë ishte kundër Marrëveshjes së Prespës, duke cekur se “historia i nderon ata të cilët e shkruajnë, e jo ata të cilët tërhiqen prapa saj”.

“Greqia u gjend në anën e drejtë të historisë. Këtë e tregojnë në praktikë madje edhe ata të cilët luftuan kundër marrëveshjes. Ata të cilët hapëruan së bashku me nacionalistët dhe kriminelët. Të njejtit ata të cilët sot flasin me fjalët më të mira për marrëdhëniet e vendit me Maqedoninë e Veriut dhe rolin e vendit në jetësimin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, por në momentin më të vështirë. Historia i nderon ata të cilët e shkruajnë, e jo ata të cilët zvarriten prapa saj”, shkroi Cipras në “Fejsbuk”.

Marketing