Cipras dhe Kamenos do të takohen pas votimit në Parlamentin e Maqedonisë

Partnerët e koalicionit në Qeverinë greke, Aleksis Cipras dhe Panos Kanenos, së pari do ta presin zgjidhjen tek ne dhe më pas do të realizojnë takim.

Marketing

Edhe pse ishte paralajmëruar jozyrtarisht për sot dhe vetë kryeministri i Greqisë e përmendi këtë në intervistën e tij të dhënë ditën e mërkurë, megjithatë, takimi shtyhet, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Derisa nuk largohet bllokada që ekziston në IRJM, u dakorduam ta shtyjmë takimin me kryeministrin”, ka deklaruar kryetari i Grekëve të pavarur, Panos Kamenos, në një bisedë me gazetarët para fillimit të takimit të grupit të deputetëve të partisë së tij.

Ai shtoi se të gjitha punët janë të lidhura mes vete, se është në komunikim të hapur me Aleksis Ciprasin, por edhe se nuk mund të mbahet takim në bazë të skenarit.

Siç paraprakisht njoftoi MIA, Kamenos sot në mëngjes deklaroi se as nuk është ministër në largim, as që është para dorëheqjes, megjithatë, në Parlamentin grek në vijim është takimi i grupit të deputetëve të Grekëve të pavarur.

Marketing