Cipras dhe Micotakis me akuza të ndërsjella rreth Marrëveshjes së Prespës

Gjatë kohës së seancës së djeshme plenare në Parlamentin grek çështja e emrit dhe Marrëveshja e Prespës kanë qenë pjesë e temave për të cilat mes veti me zëra të lartë janë akuzuar kryeministri grek Aleksis Cipras dhe lider i Demokracisë së Re, Krijakos Micotakis.

Marketing

Micotakis ka akuzuar qeverinë aktuale se ka bërë pazar dhe ka “këmbyer çështjen e Shkupit për pensionet” dhe paralelisht ka kërkuar të shpallen zgjedhje që populli grek të vendos për Marrëveshjen e Prespës.

“Z. Cipras do ju them atë që mes veti e diskutojnë të gjithë qytetarët: e këmbyet çështjen e Shkupit me uljen e pensioneve. Këmbyet masë që nuk duhej të votohet, me një lëshim të madh nacional. Kjo z. Cipras ka qenë bileta që udhëtuat prej Prespës deri në Itakë. Në Prespë që i dhatë gjuhën maqedonase dhe kombësinë maqedonase, ndërsa Itakës ku e imponuat daljen nga memorandumet. Kjo nuk u shërben interesave të vendit. U shërben interesave të huaja”, ka thënë Micotakis.

Cipras ka replikuar se është trup dhe nuk pret nga lideri i opozitës të thotë punë të tilla dhe siç tha, punë të cilat “e kanë nxjerr nga lëkura”.

“Dhe nëse me këtë ligj, këtu sjellim shkëmbim dhe nuk i ulim pensionet pasi e shesim Maqedoninë, ju pse do të votoni për këtë ligj që është zëvendësim për shitjen e Maqedonisë. Pse e votoni? A nuk keni turp të thoni punë të këtilla në Parlamentin grek? Sa poshtë do të bjeni? Ju ftoj të mos votoni që të mos shkurtohen pensionet, nëse mendoni se është produkt i këmbimit për një çështje aq kritike nacionale”, i është drejtuar Cipras, Micotakisit.