Cipras: Greqia dhe Rumania e mbështesin perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Greqia dhe Rumania e mbështesin perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, porositi kryeministri grek Aleksis Cipras nga Bukureshti, pas takimit me kryeministren e Rumanisë, Vjorica Dançilla.

Marketing

“Marrëveshja e Prespës i jep dinamikë të veçantë Ballkanit dhe është model bashkëpunimi. Tregon se përmes zgjidhjes së dallimeve, përmes bashkëpunimit ekonomik, kulturor, mund të japim perspektivë të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik të Ballkanit. Ta shfrytëzoj mundësinë dhe të potencoj se Greqia dhe Rumania e mbështesin perspektivën integruese të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera ballkanike dhe të Shqipërisë”, tha kryeministri grek dhe shtoi se kjo mbështetje ka të bëjë me ballafaqimin me sfidat e mëdha, që reformat të mund t’i plotësojnë kriteret për perspektivën evropiane”, tha Cipras.

Aleksis Cipras e përmendi kryesimin ballkanik dhe rumun me BE-në si veçanërisht të rëndësishme për perspektivën evropiane të vendeve të rajonit, ndërsa, për Ballkanin tha se nuk duhet të jenë sferë në të cilët do të ekzistojnë konflikte, mospajtime dhe imponime të vullnetit të fuqive të treta.

“Ballkani mund të jetë rajon i paqes dhe bashkëpunimit, ku vendet i japin përparësi nevojës së bashkëpunimit dhe zgjidhjes së qetë të dallimeve, do ta vendosin në plan të parë përfitimin për popujt e tyre dhe do të japin dinamikë të re”, theksoi Cipras.

Takimi i kryeministrit grek me homologen e tij rumune ishte në kuadër të samitit të shatë të Rumanisë, Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë që sot mbahet në Bukuresht, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marketing