Cipras: I mbështes orvatjet e Zaevit që ta marrë referendumin

Dëshirë, shpresë dhe mbështetje që Zoran Zaev ta fitojë referendumin, edhe një herë shprehu kryeministri grek Aleksis Cipras, kësaj radhe në një intervistë për servisin në gjuhën greke të “Euronews”.

Marketing

“Dëshiroj dhe shpresoj se kjo marrëveshje do të shkojë përpara. Dëshiroj, shpresoj dhe i mbështesë orvatjet e Zoran Zaevit që ta fitojë referendumin. Dhe kuptohet, pastaj, përpjekja akoma më e vështirë që të gjejë 2/3 në Kuvend, në parlamentin e tij që ta ratifikojë ndryshimin kushtetues. Kjo është shansë e madhe për Greqinë, shansë e madhe për rajonin. Zgjidh problem që ekziston me dekada dhe sipas mendimit tim e zgjidh në mënyrë pozitive për vendin”, thotë kryeministri grek në një intervistën për “Euronews” në gjuhën greke.

Aleksis Cipras thotë se zgjidhja mes dy vendeve do të fitojë shumicë absolute në Parlamentin grek dhe sqaron se Marrëveshja e Prespës, do të vijë në Parlament, ashtu siç është përcaktuar në vetë marrëveshjen “kur pala tjetër do ta finalizojë procesin e revizionit kushtetues dhe kuptohet kur do të formohet protokolli për integrim në NATO” që Greqia të mund ta ratifikojë edhe protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në Aleancën Atlantike të Veriut.

“Kjo marrëveshje do të marrë shumicë absulute në parlamentin grek. E respektoj dhe nuk dakorodohemi me pozicionin e partnerit tim në koalicion, me të cilin kam bashkëpunim të ndershëm dhe të sinqertë dhe jam i sigurt se do t’i mbajë parimet e tij, ashtu siç beson vet ai, por nuk do ta prishë rrjedhën e papenguar të vendit drejt rikuperimit ekonomik dhe stabilitetit politik”, sqaro Cipras në lidhje me pozicionin e Grekëve të Pavarir dhe Panos Kamenos.

Lidhur me mundësinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet lokale dhe eurozgjedhjet në maj të vitit të ardhshëm, kryeministri i Maqedonisë edhe një herë e përsëriti qëndrimin se “qëllimi dhe strategjia e qeverisë është që ta përfundojë mandatin katërvjeçar”, ndërsa zgjedhjet të mbahen në tetor.

Marketing