Cipras: Kam dashur të gjej zgjidhje edhe me Gruevskin, por ai refuzonte

Kryeministri grek Aleksis Cipras në një intervistë për “Fajnenshël tajms” thotë se është përpjekur të inicojë marrëveshje për kontestin me me emrin që në kohën e qeverisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, por se ai ka refuzuar çfarëdo qoftë takimi. Për këtë qëllim, thekson Cipras, e ka informuar edhe kancelaren gjermane Angela Merkel.

Marketing

“Gruevski ka qenë person që nuk ka dashur kurrë të negociojë. Më kujtohet që kam shkuar në Berlin. Jam takuar me kancelaren Merkel. Kohë të gjatë kemi diskutuar për krizën ekonomike, borxhin deficitet, memorandumet dhe ngjashëm. Vendosëm që të flasim edhe për politikën e jashtme, ndërsa unë thash: dua që ta zgjidh këtë problem, madje edhe me Gruevskin. Do të përpiqem ta sfidoj me atë që do ta ulë në tavolinë. Nëse ai nuk dëshiron që të ulet në tryezë, do të akuzohet se nuk dëshiron zgjidhje”, thekson Cipras.

Merkel, siç tregon kryeministri grek, i është përgjigjur se nuk i beson sepse të gjithë paraardhësit e tij nuk kanë dashur ta hapin këtë çështje, e sidomos ish-kryeministri Andonis Samaras.

Për marrëveshjen e arritur për emrin me Zoran Zaevin, për çka deputetët në Parlamentin Evropian i nominuan për Çmimin Nobel për paqe, Cipras thotë se bëhet fjalë për zgjidhje të dobishme të balancuar për të dyja palët.

“Dukej se dallimi i vetëm ishte vetëm emri. Por, nuk ishte vetëm emri – por edhe historia jonë dhe identiteti ynë. Kjo i bënte gjërat shumë më të rënda. Mendoj se marrëveshja e arritur është e balancuar. Askush nuk e mori pozicionin e tij 100 për qind… Maqedonia e Veriut është vend i vogël me 2,5 milionë njerëz. Nëse kemi lidhje normale, ky vend mund të jetë partner strategjik për Greqinë, fushë për investime, për hapje të tregjeve”, thotë Aleksis Cipras në intervistën për “Fajnenshël tajms”.

Marketing