Cipras: Me përpjekje të mëdha arritëm marrëveshje historike

Në çështjen e Maqedonisë, me përpjekje shumë të mëdha arritëm të mbërrijmë deri në marrëveshje historike sipas linjës kombëtare dhe duke e ruajtur interesin kombëtar, tha kryeministri grek Aleksis Cipras, duke folur për “Greqinë në erën e re”, që njëherit ishte edhe tema e fjalimit të tij, në takimin e sotëm të komitetit qendror të SYRIZA-s.

Marketing

Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Cipras foli për sukseset e arritura të partisë gjatë tre viteve e gjysmë sa është në pushtet, u përqendrua edhe në politikën e jashtme, ndërsa dërgoi edhe kritika të ashpra deri te Demokracia e Re opozitare, pa e përmendur drejtpërdrejt.

“Në çështjen e Maqedonisë me përpjekje shumë të mëdha arritëm që të mbërrijmë deri në marrëveshje historike duke e ruajtur linjë një dekadëshe kombëtare, duke e ruajtur interesin kombëtar dhe historinë tonë. Edhe në këtë çështje të madhe, disa mbetën me gojë të gjysmëhapur, pasi rreth 20 herë ndryshuan pozicion. E hënë, e mërkurë, e premte emër i përbërë dhe linjë nga qeveria e Karamalnisit. E martë, e enjte, e shtunë delirium nacionalist dhe argumente nga Agimi i Artë”, tha kryeministri grek para anëtarëve të Komitetit qendror të SYRIZA-s, duke dërguar kritika deri te partia më e madhe opozitare.

Cipras shpjegoi se viteve të kaluara kanë investuar në politikë të jashtme aktive, shumëdimensionale, por edhe me prioritet të plotë në sigurimin e të drejtave sovrane”.
“E dimë se pozicionin që e zgjodhëm ka edhe çmim politik, gjithsesi i përkohshëm, për shkak se sipas rezultateve, përfundon çdoherë në dobi të interesave kombëtare”, tha Cipras për politikën e jashtme që e ndjek qeveria aktuale greke.

Në takimin e sotëm të Komitetit qendror të SYRIZA-s, Aleksis Cipras e prezantoi propozimin e tij për sekretar të ri të partisë. Siç edhe përmendej, por edhe siç tanimë publikoi MIA, ministri i Punëve të Brendshme Panos Skurletis është kandidat për sekretar të SYRIZA-s, ndërsa me këtë u hap rruga për rikonstruksion në qeveri ditëve të ardhshme.
Kryeministri grek në fjalimin thuajse 50-minutësh para bashkëpartiakëve të tij, thekson e vendosi në erën e re në të cilën hyn vendi pas përfundimit të programit të fundit me mbështetje financiare. Tha se në vitin 2015, në zgjedhjet e fundit, populli grek i ka dhënë mandat, kohë dhe forcë qeverisë për betejë, ndërsa qeveria ka arritur ta përfundojë misionin e vështirë – dalje nga memorandumet, me ç’rast fillon erë e re për vendin.
“Misioni ynë për Greqinë , por edhe nga përvoja me betejën e madhe për dalje nga memorandumet tanimë më është më i fuqishëm dhe më funksional. Greqia duhet të bëhet dhe do të bëhet vend bashkëkohor, progresiv, evropian me protagonistë forcat e gjalla të shoqërisë”, porositi kryeministri grek.