Cipras riformaton kabinetin, Koxias mbetet në MPJ

Kabineti qeveritar në Greqi ka ndryshuar “faqe”, me kryeministrin Aleksis Cipras që ka bërë një riformatim të gjerë dhe deri diku “të rrëmujshëm” të qeveris% së tij.

Marketing

Mediat greke i cilësojnë ndryshimet e fundit të Tsipras në rang ministrash dhe zv/ministrash si një “katrahure”, teksa është ruajtur linja kryesore e establishmentit grek, me ministrin e Mbrojtjes Panos Kammenos, ministrin e Jashtëm Nikos Koxias dhe Ministrin e Financave Euklidi Tsakalotos, që mbeten shtyllat kryesore, duke u rikonfirmuar në detyrë.

Por ajo çka bie në sy është fakti se Tsipras ka përfshirë në kabinet “armiqtë” e tij të dikurshëm politik, nga PASOK dhe Neo Demokracia që iu bashkuan SYRIZA-s më vonë. Këtu përfshihen emra të rëndësishëm eurodeputetësh, si Olga Gerovasili e cila është emëruar Ministre e Mbrojtjes së Qytetarëve, ndërsa më parë ka qenë nënsekretare dhe deputete e Demokracisë së Re.

Një post e ka marrë edhe Katerina Papakosta, që i përket të ashtuquajturit “klima Karamanlis.” Pas hapjes në të djathtë, Alexis Tsipras u hap edhe në qendër, duke zgjedhur Mariliza Xenogiannakopoulou, për portofolin e Departamentit Administrativ të Rindërtimit.

Ajo u shfaq në skenën politike papritmas si e favorizuar nga ekipi i George Papandreou.

Edhe Fotis Kuvelis mbetet në qeveri si Ministër i Transportit dhe Tregtisë, pasi Panagiotis Kouroumblis doli jashtë kabinetit. Ndryshim radikal ka pësuar Ministria e Zhvillimit Rural, ndërsa ministria e Brendshme merret nga Alexander Haritsis, i cili konsiderohet nga personat shumë të besuar të kryeministrit Cipras.

Marketing