City e konfirmon transferimin që i kushton 65 milionë euro

Manchester City e ka konfirmuar transferimin e sulmuesit të krahut, Jeremy Doku nga skuadra franceze, Rennes.

Marketing

21 vjeçari belg i bashkohet Cityt në një marrëveshje pesë vjeçare, ndërsa kampionit anglez ky transferim do t’i kushtojë plot 65 milionë euro, raporton KosovaPress.

Doku ka arritur të shënojë 10 gola në 75 paraqitje në kampionatin francez (Ligën 1) përgjatë tre sezoneve.

Doku, i cili ka bërë 11 paraqitje për Kombëtaren e Belgjikës, do të mbajë fanellën me numër 11 te kampioni anglez dhe evropian.

“Kjo është një ditë fantastike për mua, sikurse personalisht ashtu edhe profesionalisht. City është ekipi më i mirë në botën e futbollit, kështu që t’i bashkohem atyre është diçka speciale”, tha Doku.

Jeremy Doku bëhet transferimi i tretë i Pep Guardiolas këtë verë, pas Mateo Kovacic dhe Josko Gvardiol.