“Qytetarët” fituan 2:1, me golin e fitores që u realizua në sekondat e fundit.
Julian Alvarez ia solli epërsinë e parë ekipit të Pep Guardiolas në minutën e 16-të. Rezultati u barazua nga Andreas Pereira që realizoi nga pika e bardhë, në minutën e 28-të. Nga ky moment City mbeti me një futbollist më pak në fushë pas ndëshkimit me karton të kuq të Joao Cancelos.
City siguroi fitoren krejt në fund. Superylli Erling Haaland shënoi nga penalltia në minutën e pestë shtesë për t’ia siguruar kampionit anglez fitoren e 10-të të edicionit.
City i prin tabelës me 32 pikë të tubuara pas 13 ndeshjeve. Arsenali e ndjek pas me 31 pikë nga 12 ndeshje.
Fulhami ka 19 pikë në pozitën e tetë.