City ofron shumë të majme për Haalandin

City është i gatshëm të paguajë shuma të majme për sulmuesin norvegjez.

Marketing

Manchester City është mjaft i interesuar për Erling Haalandin për të cilin mund t’i ofrojë deri në 25 milion euro. Kjo sipas mediumit “Todofichajes”.

Kampioni anglez është i gatshëm t’ia paguajë futbollistit të Borussia Dortmundit një rrogë prej 25 milionë eurosh në vit.
City madje thuhet se këtë ide ia ka propozuar edhe menaxherit të lojtarit, Mino Raiola.

Këtë shumë për momentin e merr edhe Kevin de Bruyne, që është më i paguari në “Etihad Stadium”.

Ndërsa, sa i përket Premierligës, vetëm Cristiano Ronaldo paguhet më shumë.

Haalandin ndërkohë e duan edhe klubet si Barcelona, Real Madridi e Paris Saint-Germaini.