Manchester City ka shënuar fitore ndaj Leipzigut në kuadër të xhiros së dytë të Grupit G në Ligën e Kampionëve.
“Qytetarët” triumfuan 1:3 ndaj Leipzigut në Gjermani
Foden zhbllokoi shifrat në minutën e 25-të, epërsi e cila zgjati deri në minutën e 48-të kur Openda barazoi për vendasit.
Megjithatë, gjashtë minuta para fundit të takimit në skenë doli Alvarez që shënoi golin e dytë për Cityn.
Golin e tretë për anglezët e realizoi Doku në minutën e dytë shtesë.
City me këtë fitore është e para në tabelë me gjashtë pikë, ndërsa Leipzig i dyti me tri pikë.
Fitore të vështirë por me vlerë të madhe ka marrë edhe Barcelona në udhëtim te Porto.
Barcelona triumfoi 0:1 kundër Portos në Portugali me golin e Torres në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Barça është e para në grup me gjashtë pikë, tri më shumë se Porto një vend më pak.