City tregohet i papërmbajtshëm, e mund 6:1 Huddersfieldin

Manchester City ka shënuar fitore të thellë në kuadër të xhiros së dytë të Premierligës, duke e mposhtur 6:1 Huddersfieldin.

Marketing

Skuadra e Pep Guardiolas ta treguar edhe njëherë se mbetet favorit i padiskutueshëm në garën për titull në Premierligë, pas fitores 6:1 të arritur ndaj Huddersfield në ‘Etihad Stadium’.

Festivalin e golave për Cityn e nisi Sergio Aguero që realizoi në minutën e 25’. Argjentinasi në vazhdim të ndeshjes u regjistrua edhe dy herë në listën e golashënuesve për të kompletuar het-trikun.

Gabriel Jesus, David Sivla dhe Kongolo me autogol, ishin realizatorët tjetër për Cityn në këtë fitore.

Në anën tjetër, golin e vetëm për mysafirët e Huddersfield e shënoi Stankovic.

Në xhiron e radhës, City udhëton te Wolves ndërsa Huddersfield pret Cardiffin.