CIVIL: Duhen reforma në sistemin zgjedhor

Sistemi zgjedhor duhet të reformohet edhe atë në debat të hapur në të cilën do të përfshihen edhe partitë më të vogla politike, organizatat civile dhe tërë opinionin, e jo për këtë të vendosin disa parti. Vendi duhet të jetë njësi zgjedhore, pa prag, që do të mundësojë përfaqësim edhe të partive më të vogla politike dhe grupeve të vogla etnike në Parlament, por ato që do të zgjidhen të pavarur gjegjësisht do ta marrin mbështetjen e qytetarëve, vlerëson organizata qytetare Civil – Qendra për liri.

Marketing

Zgjedhjet e parakohshme, sipas CIVIL-it, do të ishin vetëvrasje për vendin, për shkak procesit të inkuadrimit në BE dhe NATO dhe zbatimit të reformave.

Siç tha në konferencën e sotme për media Xhabir Derala nga CIVIL, është kontestuese që vetëm partitë më të mëdha politike e përcaktojnë vëllimin e reformave në këtë sferë në vend, ndërsa opinioni, shoqëria civile, ekspertët dhe partitë më të vogla politike janë lënë në margjina.

Për këtë arsye, sipas Derallës në kohë duhet të fillojë reformimi i sistemit zgjedhor, përmes ndryshimit të modelit zgjedhor dhe miratimit të një kodi të ri zgjedhor në pajtim me standardet evropiane, sepse ai është ndryshuar shumë herë. Është e nevojshme pavarësi më e madhe e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, përforcimi i pjesës së saj të ekspertëve, si dhe përmirësimin e administratës zgjedhore që në zgjedhje të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të drejtave të tyre, e jo ushtrisë partiake, shton Deralla.

Sipas tij është e nevojshme edhe çrrënjosja e korrupsionit në procesin zgjedhor, si dhe pastrimi i listës zgjedhore që të mundet secili qytetarët ta realizojë të drejtën e vet zgjedhore papenguar .

“Tërë këtë do ta vendosim në dokument, si pika dhe nënpika, në të cilat do të japim propozime të cilat do t’ia dorëzojmë Qeverisë dhe Parlamentit, si dhe të gjitha institucioneve kompetente”, ka thënë Deralla.

Për këtë vlerëson ai, duhet kohë dhe se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme , por në zgjedhje të rregullta.

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare për Maqedoninë do të ishin vetëvrasje, sepse gjendemi në mes të një procesi i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe strategjik për vendin, ky është procesi i inkuadrimit në NATO dhe BE, por edhe zbatimi i reformave për përfundimin e këtij procesi”, ka thënë Deralla.