CIVIL: Gjithsej 18 raste të votimit familjar në Debresh

Shtatë qendrat e votimit në vend, ku sot rivotohen zgjedhjet parlamentare të vitit 2024, janë hapura në kohë dhe votimi zhvillohet pa problem, sipas vëzhguesve mobilë të CIVIL-it që ndodhen në terren.

Marketing

Pjesëmarrja në shtatë vendvotime ku mbahet rivotimi për zgjedhjet parlamentare sot deri në orën 15:00 është 34,87 për qind, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Nga gjithsej 4.514 votues të regjistruar, votuan 1.574. Krahasuar me votimin e 8 majit, ky rivotim tregon një rritje të pjesëmarrjes me 1.21 për qind në këto qendra votimi.

Pjesëmarrja më e madhe ishte në vendvotimin në Zhelinë, ku votuan 428 votues, gjegjësisht 43,10 për qind, ndërsa më të ulët në Krushevë në vendvotimin 1202, ku deri në orën 15 votuan 67 votues, përkatësisht 22,48 për qind.

Në vendvotimin  1470 në Shkollën Fillore në fshatin Debreshtë, gjatë ndërrimit  të Bordit Zgjedhor, në listën e votuesve u shfaqën më shumë persona të nënshkruar, ndërsa ka pasur më  fletëvotimi, gjendja ishte 121 me 118 (diferenca prej 3 fletëvotash të nënshkruara më shumë se fletëvotimet e lëshuara).

Në këtë VV kanë votuar 5 analfabetë, të cilët në vend të nënshkrimit kanë vënë shenjën e gishtit. Nga këshilli zgjedhor më vonë  kanë komentuar  se nuk kanë qenë më shumë se 3 persona që kanë firmosur, porse gjurma e gishtit të një analfabeti është kopjuar më poshtë, kështu që e kanë numëruar si nënshkrim. Votimi u zhvillua normalisht. Më vonë, një anëtar i këshillit zgjedhor (i një partie politike) nga vendvotimi 1470/1 është paraqitur për të pyetur se çfarë ka ndodhur, por ata i kanë thënë të kthehet në qendrën e votimit.

Në të njëjtën qendër të votimit 1470, vëzhguesi ynë regjistroi 18 raste të votimit familjar, pra dy persona hyjnë pas paravanit (i moshuar dhe më i ri), i riu rrethon fletëvotimin, e hedh në kuti dhe kthehet përsëri pas paravanit, rrethon fletën e votimit nga i moshuari dhe përsëri i njëjti person lëshon fletëvotimin.

Nuk ka pasur asnjë reagim nga anëtarët e këshillit zgjedhor.