CIVIL: Rivotimi në shtatë vendvotimet po zhvillohet pa probleme

Shtatë qendrat e votimit në vendin ku sot bëhet rivotimi për zgjedhjet parlamentare të vitit 2024 janë të hapura në kohë, dhe votimi po zhvillohet pa probleme, sipas vëzhguesve tanë mobilë që ndodhen në terren.
Rivotim bëhet në Njësinë e pestë zgjedhore në vendvotimet 1194 dhe 1202 në Krushevë, 1272 në Ohër, 1470 dhe 1470/1 në Dollneni dhe 1844 në Strugë, ndërsa në njësinë e gjashtë zgjedhore në vendvotimin 2101 në Zhelinë.

Marketing

Deri në ora 11, prej gjithsej gjithsej 4.514 zgjedhësve të regjistrua, kanë votuar 743 gjegjësisht 16.46 për qind, njoftuan nga KSHZ.

Në VV 2101 në Zhelinë kanë votuar 205 votues prej 993 votuesve, gjegjësisht 20.64%

Në VV 1194 në Krushevë kanë votuar 87 votues prej gjithsej 470, gjegjësisht 18.55 %

Në VV 1202 në Krushevë kanë votuar 35 votues prej gjithsej 298, gjegjësisht 11.74%

Në VV 1272 në Ohër kanë votuar 156 votues prej gjithsej 712, gjegjësisht 21.94 %

Në VV 1470 në Dollnen kanë votuar 83 votues prej gjithsej 659, gjegjësisht 12.61 %

Në VV 1470/1 në Dollnen kanë votuar 31 votues prej gjithsej 634, gjegjësisht 4.91 %

Në VV 1844 në Strugë kanë votuar 146 votues prej gjithsej 755, gjegjësisht 19.39 %

Krahasuar me votimin e datës 8 maj 2024, deri në orën 11:00, ky rivotim tregon një rritje të daljes së votuesve për 5.35% në këto qendra votimi.

Qysh në ditët e para pas zgjedhjeve parlamentare, CIVILi ka regjistruar disa raste të kërcënimeve dhe presioneve në disa institucione, ndërsa në institucionet e nivelit lokal, shënohet një numër në rritje i presioneve dhe veprimeve që mund të kategorizohen si revanshizëm.

Gjatë funksionimit të qeverisë teknike, raste të tilla evidentohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Mjedisi në këtë institucion shtetëror është i tillë që disa punonjës ndihen të pasigurt, përballen me masa kufizuese dhe kërcënime për largim nga puna dhe në disa raste me fyerje dhe kërcënime të drejtpërdrejta.