‘Civil’: Sanksiononi radikalët nëpër institucione

OJQ Civil kërkon nga Qeveria dhe institucionet përkatëse të marrin masa urgjente dhe të vendosin kritere të ashpra për vlerësimin e njerëzve që punojnë në institucionet shtetërore dhe menjëherë t’i sanksionojnë të gjithë të punësuarit dhe funksionarët nëse vërtetohet se të njejtët përdorin gjuhë të urrejtjes dhe nxisin radikalizëm, ekstremizëm të dhunshëm, ose në ndonjë mënyrë kontribuojnë ndaj lartësimit të dhunës, krimit dhe terrorizmit.

Marketing

Reagimi vjen pasi gjithnjë e më shumë në rrjetet sociale janë të pranishme mesazhe që konsiderohen gjuhë e urrejtjes, e që përdoret nga të punësuar në istitucionet shtetërore, rasti i fundit ishte postimi i një të punësuare në ARM që këkron që terroristi që mori 50 jetë njerëzish në zelanën e re të shpërblehet me cmimin Nobel për paqe.

Nga Civil shprehen të shqetësuar se përse institucionet kompetente ende nuk kanë bërë asnjë reagim lidhur me këtë rast de nuk regojnë nëse e njejta ëhstë suspenduar, nëse i janë marrë lejet për qasje deri te armët dhe se është në hetime për pjesëmarrje eventuale të ndonjë rrjeti ekstremist.
Kjo është gjëja më e vogël që mund ta bëjë qeveria, ose së paku Ministria për Mbrojtje, sipas standardeve minimale të NATO- thonë nga Civil.

Sipas tyre, nëse Qeveria dhe institucionet nuk e gjykojnë dhe sanksionojnë këtë sjellje, kjo do të thotë se e mbështesin.
Civil gjykon gjuhën e urrejtjes dhe nxitjen e dhunës në çdo formë dhe pret nga Qeveria dhe secila ministri dhe institucion në nivel lokal dhe nacional, të lirohen nga ekstremistët në strukturat e tyre. Aktivistët për të drejtat e njeriut nuk janë të obliguar ta punojnë punën e institucioneve, përkujtojnë nga Civil. (Gazmend Kurtishi, TVM2)

Marketing