Ngjarjet aktuale politike ditore në vend, nuk duhet dhe nuk guxojnë të jenë arsyetim për mosrespektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Tragjedia e fundit në të cilën e humbi jetën një djalosh 17 vjeç, i cili ishte i vrarë nga një moshatar, është përkujtim për të qelburit e shoqërisë në të cilën jetojmë, thekson sot në kumtesë Qendra për Liri CIVIL..
Sipas CIVIL-it, askush nuk guxon të ikë nga përgjegjësia, por të fillojë, secili me mundësitë e dhe ingerencat veta të ndërtojë kushte të shëndosha për jetë dhe zhvillim të fëmijëve dhe të rinjve.
Kjo shoqëri. thekson CIVIL, nuk guxon t’i harrojë të drejtat e njeriut, në veçanti nuk guxon të lejojë ti anashkalojë të drejtat e fëmijëve.
“Shteti, shoqëria, institucionet, mediat dhe prindërit kanë obligim të punojnë bashkë dhe të sigurojnë kushte maksimale për zhvillim dhe jetë dinjitoze, të shëndoshë dhe të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtë të zhvillohen në shoqëri në të cilën kultivohet respekti i ndërsjellë, të mësojnë se jeta nuk ka çmim, se askush nuk guxon as të mendojë t’ia marrë jetën tjetrit. Prindërit, institucionet, personat publikë, të gjithë së bashku kanë detyrë që me veprime personale, për çdo ditë t’u japin shembuj pozitivë fëmijëve dhe të rinjve”, vlerëson CIVIL dhe kërkon secili me mundësitë e veta dhe ingerencat, të ndërtojë kushte të shëndosha për jetën dhe zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve.