Mënyra në të cilën kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari dëgjon qytetarët dhe merr pjesë në takimet publike , sidomos në çastin e sjelljes së buxhetit me takime që ka thuajse me çdo qytetar të bashkësive vendore për çdo vit , japin një kontribut të rëndësishëm në qeverisjen e mirë dhe që e bëjnë të veçant jashtëmase nga të tjerët. Një takim i drejtuar mirë që është gjithëpërfshirës dhe ka standarde të larta të qeverisjes mbështetet në qasjen e kryetarit të komunës për të qenë kryetar për të gjithë. Kryetari i tillë duhet të ketë një njohuri të mirë të kërkesave ligjore lidhur me pjesëmarrjen qytetare.
Kryerja e detyrave me përgjegjësi gjithashtu siguron që të gjithë anëtarët e këshillit të kenë mundësinë të dëgjohen. Përderisa jo çdo vendim merret sipas dëshirës së çdo anëtari të këshillit, vendimi pranohet kur ata ndjejnë se janë përfshirë në vendimmarrje.
Pjesëmarrja, komunikimi, përfshirja, konsensusi, respektimi dhe dëgjimi i ndërsjellë janë të gjitha të rëndësishme në nxitjen e suksesit të punës së komunës që drejton Dehari.
Marrëdhëniet e mira janë jetike për qeverisje të mirë. Anëtarët e këshillit veçanërisht mbështeten në bashkëpunimin dhe mbështetjen e kolegëve dhe administratës për të arritur qëllimet e tyre. Ky bashkëpunim bazohet në marrëdhënie të mira dhe në kuptimin dhe pranimin e secilit rol.
Anëtari i këshillit të komunës mund të kërkojë nga kryetari informacione që janë të nevojshme për punën e tij si anëtar prandaj kryetari i komunës pritet që të krijojë raporte të mira të punës me anëtarët e këshillit , gjë të cilën e bënë Dehari.
Kryetari i komunës është në një pozitë ideale për të nxitur marrëdhënie pozitive midis elementëve të ndryshëm të qeverisjes lokale duke vendosur një shembull të mirë. Kjo përfshin marrëdhëniet ndërmjet kryetarit të komunës dhe anëtarëve të këshillit dhe administratës, dhe kryetarit të komunës dhe Qeverisë së vendit.
Është e rëndësishme që roli i kryetarit të komunës në ushtrimin e detyrave të tij të jetë udhëheqës i të gjithëve, jo vetëm i atyre që janë përkrahës , veçori që e karakterizon Deharin. Po cilat janë sukseset konkrete të Dehari në periudhën diç më se shtatë vjet të qeverisjes së komunës së Kërçovës…