Çka po zihet, VLEN me një fotografi të përbashkët!

Në këtë takim është diskutuar për aktualitetin politik dhe koordinimet e rregullta për punët e Qeverisë dhe Kuvendit.

Kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu që vjen nga Lëvizja Demokratike si pjesë e koalicionit Vlen ka shpërndarë postimin duke theksuar se shqiptarët po përfaqësohen denjësisht.

Mbrëmë u mbajt takimi i Trupit Operativ të Kryesisë së Koalicionit VLEN, ku u diskutua për aktualitetin politik dhe koordinimet e rregullta për punët e Qeverisë dhe Kuvendit. Shqiptarët po përfaqësohen denjësisht, shkruan mes tjerash Ganiu.

Në këtë takim shihen Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Zeqirja Ibrahimi dhe një pjesë e madhe e kreut të Vlenit.