Çka të bëni kur e urreni punën tuaj

Shumica e presin me padurim fundjavën pas një jave të gjatë dhe të lodhshme pune.

Marketing

Mirëpo nëse të dielën në darkë ju mbërthen një ndjenjë e tmerrshme nervozizmi dhe dëshire për të mos shkuar në punë, atëherë me shumë gjasa ju e urreni punën tuaj.

Çfarë të bëni në këtë rast? Gjithçka varet nga fakti nëse vendosni të qëndroni apo të largoheni nga ajo punë. Ja se çfarë duhet të bëni në çdo rast.

Nëse duhet të qëndroni në punë:

Forconi lidhjet me kolegët tuaj

Nuk iu pëlqen puna që bëni, por kjo nuk do të thotë se nuk iu pëlqejnë as kolegët tuaj. Lidhja më e ngushtë me ta do t’i bëjë ditët tuaj më të përballueshme.

Flisni me shefin tuaj në lidhje me një projekt të ri

Cila është arsyeja kryesore që ju urreni punën tuaj? Nëse është mërzitja, atëherë është koha t’i merrni gjërat në duart tuaja. Bisedoni me shefin tuaj për mënyrën se si mund të zgjeroni përvojën dhe aftësitë tuaja. Ndoshta ekziston një projekt i ri sfidues me të cilën mund të merresh.

Filloni një projekt që pëlqeni jashtë orarit të punës

Të gjithë duhet të paguajmë fatura dhe nëse e gjeni veten të mbërthyer pas asaj pune, atëherë bëjini më argëtuese oraret jashtë saj. Investoni në një projekt apo aktivitet që pëlqeni në mënyrë që të largoni stresin që ju shkakton puna.

Bëni një listë të objektivave që doni të arrini

Fakti që ju keni vendosur të qëndroni në atë punë, nuk do të thotë se duhet ta kaloni kohën kot. Vendosni objektiva dhe planifikoni të përfitoni më shumë nga kjo përvojë.

Mbani një qëndrim pozitiv

Bëni përpjekjet tuaja më të mira për t’u qëndruar më pozitive në punë.

Nëse planifikoni të largoheni nga puna.

Vazhdoni të bëni punë solide

Edhe pse planifikoni të largoheni është e rëndësishme të mbani mend se jeni ende aty tani dhe se kjo përvojë do të luajë një rol në reputacionin tuaj të përgjithshëm profesional.

Për këtë arsye, ju duhet të bëni maksimumin tuaj për ta bërë sa më mirë atë punë.

Marketing