Çka thanë Netanyahu dhe Bideni për vrasjen e liderit të Hamasit?

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, foli për vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, duke thënë se “ky është fillimi i ditës pas Hamasit.”

Marketing

Ai theksoi se “e keqja ka marrë një goditje të rëndë, por punët tona nuk kanë përfunduar ende.”

Netanyahu paralajmëroi se liderët e Hamasit do të eliminohen dhe u kërkoi atyre që mbajnë pengje izraelite të heqin dorë nga armët dhe t’i kthejnë pengjet, duke thënë se ata që e bëjnë këtë do të “lejohen të jetojnë”.

Ai lavdëroi ushtarët që e realizuan operacionin dhe u premtoi familjeve të pengjeve se Izraeli do të bëjë gjithçka për t’i kthyer ata.

Presidenti amerikan, Joe Biden, e lavdëroi gjithashtu Izraelin për vrasjen e Sinwar dhe foli me Netanyahu.

Ata ranë dakord që ka mundësi për të liruar pengjet e mbetura. Biden tha se tani është koha për të vepruar dhe planifikon të dërgojë Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, në rajon, raporton CNN.