(Ç)kapja e shtetit

Ditën kur është votuar Qeveria që ia propozoi Kuvendit, Albin Kurti dha zotimin para deputetëve se Ekzekutivi i drejtuar nga ai do të shquhet për kursim të parasë publike, për qeverisje të mirë, e veçmas për çkapje të shtetit.

Marketing

Me çkapje nënkuptonte departizimin e depolitizimin e administratës shtetërore, të agjencive dhe të ndërmarrjeve publike, si dhe çlirimin e sistemit të drejtësisë.

Për më shumë se një dekadë, Kosova ka qenë një shtet i dobët e me pushtet të fortë. Subjektet që e kanë dominuar skenën politike gjatë kësaj kohe kanë instaluar kontrollin në të gjitha hallkat, duke i kthyer ato në funksion të interesave të tyre, të individëve ose të grupeve rreth tyre. Edhe Rezoluta e fundit e Parlamentit Evropian, e nxjerrë në nëntor të 2018, e ka cilësuar Kosovën si vend me elemente të shtetit të kapur, shkruan sot “Koha Ditore”.

Partia Demokratike (PDK) ka qenë gjatë gjithë kohës në Qeveri dhe në pjesën më të madhe ka udhëhequr atë. Dalja në publik e përgjimeve të eksponentëve kryesorë të kësaj partie ka dëshmuar se si instaloheshin njerëz në krye të gjykatave e prokurorive, policisë e ndërmarrjeve publike, e madje si diktoheshin edhe vendimet e Kuvendit.

Kjo parti nuk është hisedarja e vetme. Lidhja Demokratike (LDK) ka bashkëqeverisur kohë të gjatë me të, por edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma Socialdemokrate (NS) dhe Aleanca Kosova e Re (AKR).

Marketing