Clark kërkon nga NATO që të ndërhyjë në Ukrainë sikurse në Kosovë më 1999-ën

Gjenerali Wesley Clark, ish komandant i NATO-s, ka thënë se pushtimi rus i Ukrainës nuk do të ndalet pa ndërhyrjen e NATO-s.

Marketing

Clark, e ka krahasuar situatën aktuale me atë të luftës në ish Jugosllavi dhe ndërhyrjen e NATO-s, e cila shtyu serbët të negocionin për paqe, e ku, Clark, ishte një nga negociatorët e marrëveshjes përfundimtare të Bosnjës me Dejtonin në 1995, raporton TVPINFO, përcjell lajmi.net.

Po ashtu, ish komandanti i NATO-s, ka kujtuar edhe se si Millosheviqi, kishte ndërruar qëndrim rreth zgjidhjes diplomatike të luftës, kur kishte kuptuar fuqinë e dobët ushtarake që kishte Serbia.

“Vetëm kur Millosheviqi kuptoi se kishte arritur në fund të asaj që mund të bënte ushtarakisht, ai filloi të dëshironte të garantonte atë që kishte me një zgjidhje diplomatike. Më duket se duhet të mendojmë për të pamendueshmen”, ka thënë Clark.

Më tej, ai tha se duhet marrë mësime nga e kaluara dhe të ndërhyhet edhe në Ukrainë me NATO.

“Koha për t’u kthyer në mësimet që kemi mësuar. Le të ndërhyjmë me NATO-n. Le ta shpallim atë, të hyjmë atje dhe t’i themi Rusisë të ndërpres luftimet dhe le ta ndalojmë atë. Nuk mund të ndalet pa ndërhyrjen e NATO-s”, shtoi Clark.

Pjesëmarrës të tjerë në diskutim, duke përfshirë një tjetër ish-komandant të NATO-s në Evropë, gjeneralin Phil Breedlove, theksuan gjithashtu ndihmën e pamjaftueshme për Ukrainën, duke përfshirë kur bëhet fjalë për mbrojtjen ajrore, duke postuluar rritjen e saj.

Gjenerali Clark ishte Komandanti Suprem i Aleatëve në Evropë (SACEUR) nga viti 1997-2000, dhe në vitin 1999 komandoi ndërhyrjen e NATO-s në mbrojtjen e Kosovës.

Marketing