Claudio Borgi: Euro para kolapsit

Euro do të pësojë kolaps pa garancitë e BQE-së, paralajmëroi sot partia italiane e Ligës Veriore.

Marketing

Sipas parashikimit të tyre, euro do të shembet nëse Banka Qendrore Evropiane nuk ofron një garanci në eurozonë.”Situata nuk mund të zgjidhet vetëm dhe do të shpërthejë,” tha zëdhënësi i Partisë qeverisëse italiane, Lidhja Veriore, Claudio Borgi.

Paralajmërimi i tyre vjen pasi obligacionet e qeverisë italiane, spanjolle dhe portugeze u rritën, veçanërisht pas krizës financiare rreth Turqisë. Euro ra në 1.1416 dollarë, niveli më i ulët në pak më shumë se një vit.

BQE është e shqetësuar për rënien e lirës turke. Ka frikë se debitorët turq nuk do të jenë në gjendje të paguajnë borxhet në monedha të huaja.

Marketing