“Çmallje e nevojshme”, Rama flet për takimin me Thaçin: Është në top formë

Kryeministri Edi Rama ka folur për takimin me ish-presidnetin Hashim Thaçi në paraburgim e Hagës.

Marketing

“Ishte një çmallje e nevojshme, Thaçin e gjeta në top formë, i bindur mbase dhe më shumë se para se të vinte këtu që ishte një rrugë e pashmangshme për të provuar katërçipërisht para drejtësisë pastërtinë e plotë të Luftës Çlirimtare dhe të idealit të ushtrisë.

Nuk ka shumë për të thënë, natyrisht që të gjithë ne jemi të bindur se Lufta Çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe as të futet në korniza të tjera sepse është tanimë e futur në kornizën e artë të heroizmit e sakrificave dhe gjakut të dhënë, dhe përpjekjeve që kanë vijuar më tej për Kosovën e lirë”,-tha Rama.