Vuçiqi e Daçiqi vendosën për përsëritje të votimit në Tërnoc, reagon ashpër Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiq, duan që të fusin nën kontroll vendimmarrjet e komunave të Luginës në mënyrë që të ia ngushtojnë shqiptarëve edhe më shumë praninë dhe përfshirjen në politikë.

Marketing

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kamberi, ka shtuar se pushteti autoritar i Vuçiqit, po vazhdon të veprojë në atë mënyrë që t’i përjashtojë edhe ata shqiptarë të mbetur në institucionet shtetërore, shkruan lajmi.net.

“VUÇIQI DHE DAÇIQI DËSHMOJNË SE NUK DUAN INTEGRIM TË SHQIPTARËVE NË INSTITUCIONE, POR KONTROLL TË VENDIMMARJES SË KOMUNAVE TË LUGINËS PËR T’IA NGUSHTUAR EDHE ATY SHQIPTARËVE PRANINË DHE PËRFSHIRJEN. Pushteti autoritar i Vuçiqit dhe Daçiqit në Beograd po vazhdon të veprojë për t’i përjashtuar ata pak shqiptarë të mbetur në institucionet shtetërore”, ka thënë Kamberi.

Tutje ai ka shtuar se Beogradit i pengon edhe një deputet i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë dhe se, siç ka thënë Kamberi, çdo ditë e më shumë Serbia po dëshmon se nuk dëshiron shqiptarë në institucione.

“Dje instrumentalizuan politikisht Komisionin Republikan Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve në vendvotimin nr.6 në Tërnoc të Bujanocit. Përderisa ne do të ankohemi në Gjykatën Administrative, kjo flet se Beogradit zyrtar i pengon edhe një deputet i vetëm shqiptar në një parlament me 250 deputetë, kryesisht serbë dhe të dominuar nga SNS i Vuçiqit dhe SPS i Daçiqit. Çdo ditë e më shumë po dëshmohet se Serbia nuk do shqiptarë në institucione”, ka shtuar përveç tjerash Kamberi.

Postimi i plotë i Kamberit:

VUÇIQI DHE DAÇIQI DËSHMOJNË SE NUK DUAN INTEGRIM TË SHQIPTARËVE NË INSTITUCIONE, POR KONTROLL TË VENDIMMARJES SË KOMUNAVE TË LUGINËS PËR T’IA NGUSHTUAR EDHE ATY SHQIPTARËVE PRANINË DHE PËRFSHIRJEN

Pushteti autoritar i Vuçiqit dhe Daçiqit në Beograd po vazhdon të veprojë për t’i përjashtuar ata pak shqiptarë të mbetur në institucionet shtetërore.

Dje instrumentalizuan politikisht Komisionin Republikan Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve në vendvotimin nr.6 në Tërnoc të Bujanocit.

Përderisa ne do të ankohemi në Gjykatën Administrative, kjo flet se Beogradit zyrtar i pengon edhe një deputet i vetëm shqiptar në një parlament me 250 deputetë, kryesisht serbë dhe të dominuar nga SNS i Vuçiqit dhe SPS i Daçiqit.

Keqpërdorimi i mekanizmave shtetëror nga SNS dhe SPS të Qeverisë së Serbisë për t’i përjashtuar shqiptarët nga institucionet shtetërore po shoqërohet paralelisht me përfshirjen e tyre në vendimmarjet e Komunave të Luginës.

Çdo ditë e më shumë po dëshmohet se Serbia nuk do shqiptarë në institucione. Në vend të integrimit të shqiptarëve përtej organeve jokomunale, Qeveria e Serbisë po integrohet çdo herë e më shumë në pushtetet komunale të Luginës për t’ia ngushtuar edhe aty shqiptarëve praninë dhe përfshirjen.

Para disa viteve përjashtuan edhe ata pak shqiptarë të mbetur në Medvegjë nga vendimmarja komunale.

Nesër përfshihen në vendimmarjen komunale të Preshevës.

Marketing